Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Si e vrau modelja shqiptare me 5 plumba burrin dhe veten në SHBA: Flasin familjarët e 34-vjeçarit

Modelja kosovare, Sabrina Krasniqi dy ditë më parë qëlloi për vdekje bashkëshortin Pajtim Krasniqi dhe më pas vrau edhe veten.

Daily Mail i ka kushtuar një artikull ngjarjes së rëndë të regjistruar në Florida, SHBA ku shkruan se si modelja qëlloi 5 herë burrin dhe më pas ktheu armën nga vetja duke kryer vetëvrasjes në ballkonin e apartamentit ku bashkëjetonin.

Sabrina Kasniqi, 27 vjeç e vrau Pajtim Kasniqin, 34 vjeç, në katin e 45-të të ndërtesës luksoze Beach Club II Hallandale me pamje nga plazhi Hallandale, në veri të Miamit, rreth orës 12:30 të mëngjesit të së mërkurës, – shkruan Daily Mail.

“Trupat e çiftit mund të shiheshin të shtrirë në ballkonin ngjitur me apartamentin 4508, ndërsa policia kontrolloi brenda dhe gjaku pikonte në ballkonet e poshtme.

Pajtimi ishte pjesë e një familjeje të madhe shqiptare që kishte emigruar në SHBA nga Peja e Kosovës, dhe familja e gruas së tij ishte gjithashtu me origjinë nga vendi ballkanik”, shkruan gazeta britanik.

Sabrina ishte modele dhe çifti jetonte në Astroia, Queens, në New York City. Familja e madhe e Pajtimit, ka folur për Daily Mail ku dhe e kanë përshkruar atë si një vëlla, djalë, xhaxha dhe mik të përkushtuar dhe që e donte jetën. Ata tregojnë se Pajtimi në 2018 kishte pësuar një aksident ku mjekët donin t’i prisnin këmbën, por 34-vjeçari nuk i kishte lejuar.

“Duke ditur plotësisht se mbajtja e këmbës së tij do të çonte në operacione të shumta, dhimbje dhe kohë të gjata rikuperimi, ai e përballoi sfidën. Ai më tej shpërfilli urdhrat e mjekëve dhe refuzoi të merrte ilaçet e tij kundër dhimbjeve gjatë çdo rikuperimi të operacionit të tij pasi nuk pranoi të bëhej i varur nga ilaçet. Duke u përballur me shanse të pamatshme dhe pavarësisht atyre operacioneve të shumta dhe kohërave të gjata të shërimit, ai nuk u ankua kurrë. Ai i mori të gjitha me qetësi”.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button