Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Shqipëria Policia e Shtetit i reagon Berishës: Nuk e goditëm deputetin Gjekmarkaj

Policia e Shtetit të Shqipërisë ka përgënjeshtruar deklaratën e dhënë në media nga Sali Berisha, ku ai pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë.

Në një reagim zyrtar, Policia sqaron se deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, sipas të dhënave të para, ai është larguar nga protesta për shkak të gjendjes shëndetësore të tij.

Institucioni i Policisë shprehu keqardhje për këto deklarata dhe dënoi veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka gjatë protestës.

Sipas Policisë, Noka nuk iu bind urdhrit për të liruar rrugën dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke i shtyrë, fyer dhe goditur.

Këto veprime u regjistruan ndërsa forcat e rendit ishin në detyrë për të garantuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Policia e Tiranës ka identifikuar të gjithë shtetasit që morën pjesë në bllokimin antiligjor të rrugës dhe kundërshtuan urdhrat e punonjësve të Policisë.

Ata do të përballen me procedura ligjore për veprimet e kryera.

Policia ka kujtuar se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale, një fakt që është bërë i qartë edhe për organizatorët e protestës në përgjigjen e kthyer nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Policia ka garantuar të drejtën për protestë, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

Artikuj të lidhur

Back to top button