Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak momente më parë në Shijak.
Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas situata ka agravuar teksa njëri prej tyre ka përdorur armë zjarri duke plagosur tjetrin.
I plagosuri është dërguar në spital teksa policia po sqaron rrethanat e ngjarjes.
Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.