Aktualitet/LajmeBotaShowbizz

Sërish akuza për P. Diddy, prokurorët kundërshtojnë lirimin me kusht

Reperi Sean “Diddy” Combs është përpjekur që të kontaktojë dëshmitarët e mundshëm, të ndikojë në opinionin publik dhe te juristët për gjyqin e tij të ardhshëm për trafikim seksual. Kështu deklarojnë prokurorët në dosjen hetimore, duke kërkuar refuzimin e kërkesës së tij për lirim me kusht.

Prokurorët kundërshtojnë propozimin e fundit të manjatit të muzikës për lirimin me kusht prej 50 milionë dollarësh. Seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese është caktuar për javën që vjen.

Prokurorët kanë rishikuar thirrjet e regjistruara të bëra nga Combs, të cilat tregojnë se ai iu ka kërkuar familjarëve që të kontaktojnë personat e abuzuar dhe dëshmitarët e mundshëm dhe të krijojnë “narrativa” për të ndikuar te gjyqtarët.

“I pandehuri ka treguar në mënyrë të përsëritur, edhe gjatë qëndrimit në paraburgim, se ka shkelur në mënyrë flagrante dhe në mënyrë të përsëritur rregullat në mënyrë që të ndikojë në rezultatin e çështjes së tij. I pandehuri ka treguar, me fjalë të tjera, se nuk mund t’i besohet respektimi i rregullave apo kushteve”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas prokurorëve, Combs me sjelljen e tij ka dashur të shantazhojë të abuzuarit dhe dëshmitarët për të heshtur ose për të dhënë dëshmi të dobishme në favor të tij.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button