Aktualitet/LajmeShowbizz

Rita Ora rrëfen sakrificat që kaloi për tu bërë këngëtare: Falë emigrimit unë bëj punën e ëndrrave

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi ka folur rreth karrierës së saj muzikore gjatë një interviste për revistën “ES Magazine”.

Artistja preku çështjen e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar, teksa tregoi historinë e saj dhe sakrificat që ajo duhet të kalonte në këtë shtet për të arritur aty ku është sot.

“Unë duhej të luftoja shumë, edhe në shkollë, për të mos u gjykuar, të merresha seriozisht dhe të mos shihesha si dikush ndryshe nga të tjerët. Unë kam qenë shumë e zeshme gjatë viteve për rëndësinë që të gjithëve t’u jepet një shans. Unë nuk jam politikane, por ajo që mund të bëj është vetëm të provoj dhe të vë pak dritë aty ku duhet”, tha Rita.

Këngëtarja u shpreh se keqkuptohen shumë njerzit që shkojnë në atë shtet për tu edukuar, arsimuar dhe për të marrë më të mirën, duke i krahasuar ata me veten e cila gjithashtu ishte vajza e një çifti që emigruan drejt Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë.

“Ka një keqkuptim të njerëzve që thjesht vijnë në këtë vend për t’u përpjekur të marrin një jetë më të mirë. Dikush që ka përdorur arsimin e mahnitshëm dhe mundësitë që vijnë me t’u shpërngulur këtu. Për shkak të kësaj, po bëj punën e ëndrrave të mia dhe jam shumë krenare për këtë nuk dua as të mendoj se si do të kishte qenë ndryshe”, u shpreh këngëtarja duke treguar se është në mbrojtje të emigrantëve që shkojnë në një shtet tjetër për një jetë më të mirë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button