
Kryesocialisti Edi Rama do mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet përmes platformave online, ndërsa fokusi do të jetë tek vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve.
Regjistrimi i emigrantëve në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit po vijon me ritëm të lartë edhe në ditën e gjashtë të tij. Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025.
PS ka ngritur zyra në disa prej qyteteve europiane me prezencë të lartë të shqiptareve për te asistuar në procesin e regjistrimit.