Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Rama kërkon të shfrytëzojë vakumin 2-vjeçar të opozitës”, Çipa: Kryeministri ka 3 projekte nëse plotëson 84 vota në Parlament

Drejtori i News24 Aleksandër Çipa, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka komentuar paralajmërimin e kryeministrit Rama për Reformën Zgjedhore pa opozitën.

Sipas tij, në kushtet e një “vakumi 2-vjeçar” në opozitarizëm, Rama kërkon që të shfrytëzojë këtë moment edhe në kontekstin parazgjedhor.

Ai shtoi se me plotësimin e kuorumit të 84 votave në Parlament, kryeministri do të kërkojë të plotësojë 3 projekte të cilat janë ndryshimet kushtetuese, amnistia dhe Avokati i Popullit.

Sa i përket sigurimit të votave, Çipa tha se në kushtet e fragmentarizmit të opozitës ekzistojnë negociatat individuale, por edhe kompromisi me grupe.

“Kryeministri jo më kot hedh në axhendën e debatit politik diskutimin e ekzistencës së bipolaritetit politik. Në kushtet e një vakumi 2-vjeçar në opozitarizëm dhe në procesin e tejzgjatur të destruktimit të opozitës, ai kërkon që ta shfrytëzojë qoftë edhe në kontekstin parazgjedhor. Kjo është e qëllimtë prej tij.

Ai kërkon të plotësojë 3 çështje të rëndësishme, nëse plotëson kuorumin e 84 votave në parlament, ai ka 3 projekte, e para për zgjedhjen e avokatit të popullit. Këtë mund ta zgjidhë me një grup interesi që mbështet një kandidaturë të mundshme. E dyta ka të bëjë me amnistinë e pritshme që ka edhe efekt elektoral.

E treta, ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese. Nuk është në rend të parë ligji zgjedhor. Nuk ka si të ketë reformë në këto kushte kryeministri kërkon të ndryshojë axhendën e politikës dhe ta mbizotërojë protagonizmi i tij.

Votat, në kushtet e fragmentarizmit të opozitës ekziston negociata individuale por edhe kompromisi grupal. Aty kemi të bëjmë me vota numerike. Gjithsej 7 vota i duhen për të arritur 84”, u shpreh ai mes të tjerash.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button