Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Rama drejton një nga çetat më të korruptuara në vend”, Shabani: Kërkon të mos shkojë në burg, por…

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar punën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion deri më tani.

Shabani u shpreh se nëse nuk do të ishte për presionin e ushtruar nga SPAK dosja e sterilizimit do të ishte mbyllur.

Sipas tij SPAK nuk është ku duhet, por brenda një hapësire kohore prej një viti ka avancuar shumë.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama kërkon që mos të shkojë në burg dhe e di se ditën që do të humbasë pushtetin nuk do të ketë mundësi të mbrohet

 

 

“Për shkak të parave që janë harxhuar aty, përfshirjes që ka aty këto çështje mund të ishte groposur po të mos kishim një SPAK që ushtron presion. Ajo ishte mbyllur, e njëjta dosje ishte mbyllur nga prokuroria e vjetër. Edhe inceneratorët, sterilizimi janë zvarritur, SPAK nuk është ku duhet, por në një vit ka avancuar shumë.

Rama nuk do që të shkojë në burg, burgu është deri në fund të jetës, jo vetëm mandati. Rama e di shumë mirë që ditën që humb pushtetin nuk ka si mbrohet. Rama drejton një nga çetat më të korruptuara në vend. Nga ardhja e Dumanit në krye të SPAK për një vit këtu është avancuar më shumë se në 30 vjet. Nuk është si duhet të jetë, por është shumë më mirë se si ka qenë”, u shpreh ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button