Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Rama dhe Lukashenko në darkë informale me sheikun e Emirateve. Mungojne publikimet nga kryeministria

 

 

 

 

 

 

 

 

Qendrimi i kryeministrit Edi Rama ne Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit me tri prej ministrave te tij, ka pasur nje axhende takimesh dhe bisedimesh ende te pazbardhur dhe te mbajtur larg mediave. Ne ditet e ardhme do te zbardhen disa marreveshje dhe diskutime ne fushen e investimeve me Emiratete e Bashkuara, Azerbajxhanin dhe disa vende te gadishullit arabik dhe te ish hapesires se BS. Para kater ditesh, kryeministri Rama ndau ne publik një postim në rrjetet sociale, ku njoftoi se kishte marrë pjesë në një darkë informale gjatë qëndrimit të tij në Azerbajxhan, i ftuar nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Rama e cilësoi sheikun arab si një “mik të mirë” të Shqipërisë dhe publikoi disa foto nga ky takim.

Megjithatë, në darkën që presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe organizoi, kishte edhe një tjetër pjesëmarrës që nuk u përmend nga kryeministri Rama dhe ai ishte presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, aleati i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin në luftën ndaj Ukrainës.

Pavarësisht se fotot e Lukashenkos nuk janë përfshirë në postimin e Ramës, ato janë publikuar nga agjencitë zyrtare të presidencës së Emirateve dhe të Bjellorusisë. Në këto foto shihet se në krahun e majtë të sheikut arab është ulur kryeministri Rama, ndërsa në krahun e tij të djathtë ndodhet presidenti bjellorus, Lukashenko, i cili ka qenë një mbështetës i fortë i Rusisë gjatë agresionit ndaj Ukrainës.

Disa media ne Gjermani, France dhe Itali kane komentuar se takimet e disa krereve te njohur si aktive ne diplomacine aktuale te BE, mund te mbartin edhe misionin negociues mes Europes dhe aleateve te vendeve problematike si Rusia, Lindja e Mesme etj. Darka e kryeministrit Rama ne Baku nuk ka qene e vetme. Takime dhe ulje ne tavolina per biseda informale gjate tri diteve jane zhvilluar mes Rames dhe eksponenteve te fuqishem te bizneseve dhe investimeve nga rajonet te pasura dhe me asete hidrokarburesh.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button