Një shtetas shqiptar banues në Prillia të Italisë është arrestuar nga policia pasi në natën e ndërrimit të viteve ka qenë përgjegjës për disa të shtënave nga tarraca e një pallati.
Veprim ky i filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale ka mbërritur te agjentët e komisariatit të Cisternës, të cilët arritën të mbërrinin në gjurmët e tij.
Duke përdorur “Google Earth”, policia mundi të identifikojë banesën nga kishin ardhur të shtënat dhe bastisi shtëpinë e shqiptarit.
Brenda banesës u gjetën armë moderne dhe në plehra policia gjeti edhe gëzhoja, duke konfirmuar atë që doli nga shikimi i videove të publikuara nga vetë autori i dyshuar.
Të gjithë materialet e gjetura u sekuestruan dhe u dërguan për hetime të mëtejshme.