Aktualitet/LajmeBotaKryesore

“Pushtimi” i Stambollit drejt dështimit, opozita turke kryeson edhe në qytetet e tjera kryesore

Partia kryesore opozitare e Turqisë kryeson në disa nga qytetet më të mëdha të vendit, duke përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Izmirin në zgjedhjet lokale.

Rexhep Tajip Erdogan rrezikon humbjen e qyteteve më të mëdha në zgjedhjet lokale të mbajtura këtë të diel në Turqi, të paktën këto janë rezultatet e bëra publike nga mediat vendase teksa janë numëruar më shumë se 50% e votave.

Në qytetet kryesore, Stamboll, Ankara, Izmir, Bursa, Adana, kryesojnë kandidatët e partisë opozitare, CHP. Kur janë numëruar 57% e votave, Ekrem Imamo?lu, po shkon drejt sigurimit të një tjetër mandati si kryetar i Stambollit. Ai udhëheq me 50.19% të votave, ndërsa rivali i tij, Murat Kurum i AKP, ka 41.1 5 të votave.

Këtë të diel, sytë e mbarë botës janë kthyer nga Stambolli, me qendrën ekonomike të Turqisë që është kthyer të jetë vendimtare në jetën politike të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Lideri turk e mbajti mbi shpinën e tij të gjithë peshën e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, duke kanalizuar të gjitha forcat e AKP-së në Stamboll, pasi nuk është vetëm çështje nderi rifitimi i bashkisë më të madhe të vendit, por edhe konfirmim i rolit të tij hegjemonist në jetën politike të Turqisë.

Por qeveria e tij nuk ka qenë në gjendje t’i japë zgjidhje krizës ekonomike që është shoqëruar me një normë inflacioni prej 67% dhe norma interesi 50%.

Nëse kandidati i AKP për Stambollin Murat Kurum, arrin të mposhtë kryebashkiakun në fuqi, Ekrem Imamoglu, atëherë Erdogan neutralizon rivalin më të fortë potencial për President nga opozita. Duke “pushtuar” Stambollin ai vulos edhe të ardhmen e tij politike, por edhe kursin e Turqisë  në vitet e ardhshme.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button