Gjatë konferencës për shtyp, sekretari amerikan i Shtetit u pyet pse nuk takoi përfaqësues të opozitës gjatë vizitës disa orëshe në Tiranë.
“Nuk kam pasur shumë mundësi që të takohesha me shumë njerëz përveç kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme. Kur të kthehem nga darka që i detyrohem, do të kem mundësi të takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare. Mendoj se kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë. Sa i përket bazës ajrore, më lejoni të them se Shqipëria ka 15 vite që është bërë anëtare e NATO-s. Kur bëhet fjalë për bazën detare ne do të vazhdojmë të diskutojmë”, tha ai midis të tjerash.
Gjatë deklaratës, Blinken foli edhe për memorandumin e mirëkuptimin që nënshkroi me homologun e tij Igli Hasani. “Ne kemi nënshkruar memorandumin e mirëkuptimin që të na ndihmojë për një qasje të përbashkët për dezinformimin. Është e rëndësishme është që demokracitë të kenë mjetet e nevojshme. Janë trefishuar investimet në Shqipëri që nga 2019 dhe kjo do të vazhdojë. Ka potenciale të mëdha për rezervat në energji”, u shpreh ai.