
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë dakordësuar për mocionin me debat për masat kundër krimit të organizuar, pas kërkesës së PD në Konferencën e Kryetarëve.
Mocioni do të zhvillohet në seancën e 18 dhjetorit dhe debati do të zgjasë 120 minuta. Mazhoranca kërkoi që debati të shtyhet për një sesion tjetër parlamentar, por kjo u kundërshtua nga opozita.
“Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë.
Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria. Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar dhe çmoj se është pikërisht momenti që të zhvillohet ky debat.”, tha Bardhi.



