Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

PS ndez “motorët” e fushatës, Rama nis turin për “të zgjuar” bazën: Duam fitore më të thellë në 2025

Tre mandate në krye të qeverisë, dy prej të cilëve me shumicë qeverisëse të konfirmuar, duket se nuk ia kanë zbehur kryeministrit Edi Rama dëshirën për të drejtuar Shqipërinë edhe për 4 vite të tjera.

Këtë e ka shprehur nga Elbasani, ku ka marrë pjesë në një mbledhje me dy organizata të Partisë Socialiste, atë urbane dhe rurale.

Edhe në praninë e deputetëve, të zgjedhurve vendorë e të deleguarve të Asamblesë Kombëtare, Rama ka kërkuar rienergjizimin e strukturave dhe bazës socialiste në shkallë kombëtare, për një fitore edhe më të thellë se dy mandatet e fundit në parlamentaret e 2025-ës.

Ne në 2025 duhet të marrim një fitore më të madhe se sa e mëparshmja”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama paralajmëroi një tur kombëtar, të përqendruar në takimet me bazën socialiste, për t’i dhënë një tjetër frymë strukturave të PS në përgatitjet për zgjedhjet e brendshme dhe më pas ato parlamentare.

Jo rastësisht unë erdha për të takuar dy organizata të PS, dhe jo vetëm drejtuesit, deputetë me të cilët takohemi zakonisht. Dhe po kështu do të shkoj në të gjithë Shqipërinë gjatë këtyre ditëve për të takuar organizata socialiste.

Falë faktet që kemi punuar seriozisht, që jemi angazhuar më shumë se të tjerët kemi arritur diçka që në fillim kur morëm këtë detyrë dukej e pamundur.

Kemi arritur që të marrim dy mandate me një shumicë të pavarur nga të tjerët. PS do jetë në gjendje që të ruajë lidershipin. Na duhet një rienergjizim i organizatave, strukturave, procesit qeverisës.”

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button