Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhiPolitike

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 34-t, marshim masiv, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për dorëheqje

Protesta e qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e 34-t, ku një numër i madh protestuesish janë mbledhur sërish fillimisht në “Sheshin Skënderbej”, për të vijuar më pas para Kryeministrisë dhe në disa akse të kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 34-t, marshim masiv, akuza

Qytetarët janë shfaqur me pankarta dhe thirrje të forta politike, duke artikuluar pakënaqësi të thella ndaj qeverisjes dhe duke kërkuar ndryshim politik dhe luftë kundër korrupsionit.

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 34-t, marshim masiv, akuzaProtesta në Tiranë hyn në ditën e 34-t, marshim masiv, akuza

Mes sloganeve të dëgjuara ishin: “Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Revolucion”, “Shqipëria nuk është në shitje”, “34 ditë ne flasim për Shqipërinë, Rama poston për miliona”, “Monopolin e forcës e thua vetë, monopolin e babëzisë e shohim ne”,“Jo korrupsion, jo frikë, jo heshtje”,“Duam një qeveri të ndershme dhe të pakorruptuar”.

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 34-t, marshim masiv, akuzaProtesta në Tiranë hyn në ditën e 34-t, marshim masiv, akuzaProtesta në Tiranë hyn në ditën e 34-t, marshim masiv, akuzaProtesta në Tiranë hyn në ditën e 34-t, marshim masiv, akuzaProtesta në Tiranë hyn në ditën e 34-t, marshim masiv, akuza

Gjatë tubimit kanë folur disa qytetarë, mes tyre një pensionist, i cili kritikoi ashpër qeverinë për bonusin prej 5 mijë lekësh, duke e cilësuar si tallje ndaj pensionistëve.

Ai bëri thirrje për mobilizimin e fermerëve dhe për krijimin e një qeverie me profesionistë të rinj, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Një tjetër protestues akuzoi Policinë e Shtetit dhe qeverinë për arrestime gjatë protestës së mëparshme, duke pretenduar shkelje ligjore dhe duke kërkuar lirimin e djalit të tij, si dhe hetim të ngjarjeve.

Në protestë u përmendën gjithashtu deklarata dhe qëndrime të eurodeputetëve dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, të cilët, sipas pjesëmarrësve, kanë dënuar dhunën ndaj protestuesve dhe kanë shprehur mbështetje për të drejtën e tubimit paqësor.

Një tjetër pjesëmarrës akuzoi autoritetet për arrestime të padrejta dhe kërkoi mbajtjen e përgjegjësisë nga strukturat shtetërore.

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 34-t, marshim masiv, akuza

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas drejt Komisariatit nr. 3, duke vijuar me thirrje dhe slogane kundër qeverisë.

 

Artikuj të lidhur

Back to top button