Aktualitet/LajmeKryesoreKultureKurioziteteNdodhi

KËNGË E LASHTË SA BOTA DHE BRIRI I SINJALIT ZVICERAN

Nga Kristo Çipa-
( Xhirohet dokumentari midis Asamblit “ Bejkë e bardhë” Pilur dhe artistes zvicerane Lisa që luan me një instrument të stërlashtë të quajtur Briri i sinjalit( herbert hort). Filloi ditën e djeshme në Lisat e Pilurit, zbriti në Rrap dhe në darkë buzë detit të Himarës u çfaq para publikut që kishte mbushur shëtitoren.
Lisa zvicerane dhe Miltua i Pilurit brenda harkut të 48 orëve u harmonizuan si një orkestrinë solide duke na sjellur tinguj e avsze sa nga lashtësia në modernitet. Leni Mërkuri tash kërkon motive të reja si ato studentet e liceut artistik.
Grupi i xhirimit i shoqëruar nga Dafina shqiptare shijuan sa bashkëpunimin edhe kombinimin. Me gjuhën e trupit Lisa zgjoi antikitetin dhe në Pilur duke vëzhguar detin sytë ju kaltëruan dhe buza ju gjelbërua.
Dielli dukej sikur nuk donte të perëndonte sonte dhe kërkonte të na mbante iso në këngën elegjike “ Katerinë o bijë!”
Grupi i xhirimit në këto ditë korriku kërkon të zgjatë kohë qëndrimin dhe këput nga kënga e Pilurit tinguj e melodi të pambaruara.

Artikuj të lidhur

Back to top button