
Trumpi ka kërcënuar Iranin me sulme brutale. Më mirë është që tani të ulemi dhe të bëjmë marrëveshje, sa nuk është vonë. Përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej jush, kërcënoi Trump.
Amerika pohon se do t’i dalë në mbrojtje Izraelit, i cili ka vazhduar prapë edhe sot sulmet.
Ngjashëm thotë edhe Britania e Madhe. Edhe Gjermania është njoftuar paraprakisht me sulmet.
Merz tha se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten, por ai kërkoi nga palët maturi.
Irani ka kërcënuar me hakmarrje, sepse Izraeli ka vrarë disa prej figurave më të rëndësishme ushtarake iraniane. (Nga fb i B.Cani)