BlogEditorialKryesore

Popullata do informim, jo panikndjellje …

Nga Tritan Kalo-

 

5.01.2025…..INFORMIMI i popullatës mbetet kurdoherë një përparësi për një Mantelbardhë, ani pse fizikisht e financiarisht tashmë i pensionuar….
Prej disa ditësh e javësh po bëhet një tollovi e madhe në lidhje me një tjetër sëmundje respiratore por jo Sars-Cov2/Covid 19 të shfaqur në Kinë…..
Bëhet fjalë për një Sëmundje virale gripngjasuese, të njohur nga autoritetet kineze si: “A pneumonia of unknown origin” (“Një pneumoni me origjin të panjohur”), por që i atribuohet virusit HMPV = Human Metapneumovirus….
Ky virus është izoluar rreth 50 vite mëparë, sekuencuar më saktësisht në Hollandë më 2001, POR që ka rritur dëndësinë e qarkullimit të tij prej mëse 6 vitesh…..
Prej vitit 2016 HMPV është shkaku i dytë pas RSV (Virusit Respirator Sinsicial) i sëmundjeve akute të rrugëve të frymëmarjes sidomos në fëmijët e moshës nën 5 vjeç…..
Nga Marsi 2023 janë raportuar raste të shtuara të prekjes nga ky virus edhe në SHBA…..
PREK kryesisht fëmijët nën 5 vjeç sikundër edhe RSV (Virusi Respirator Sincicial), vaksina ndaj të cilit aplikohet gjërësisht në vëndin tonë….
Mundet të prek edhe të moshuarit mbi 65 vjeç, por ka shtim të rasteve të prekura edhe në mesin e të rinjve….
Për HMPV nuk ka ende vaksinë të prodhuar, ose preparate specifike antivirale….
JEMI NË STINËN E VIROZAVE RESPIRATORE, ndaj ka një shumllojshmëri virusesh në qarkullim përfshirë ato të Gripit, RSV, Sars-Cov2/Covid 19, Rhinoviruse, Arboviruse , etj., etj….
Shënjat e infektimit nga HMPV janë të njëjta me ato të prekjes prej viruseve të tjerë respiratorë si: ethe, teshtitje, rrjedhje hundësh, kollë, dhe vështirsi në frymëmarje në rastet e rënda të ndërlikimit me bronchiolite, bronkopneumoni ose pneumoni….
Përhapet kryesisht nga kontaktet direkte me të sëmurët, kollë, teshtima ose prekje e objekteve të kontaminuara më parë, sidomos nga lodrat e fëmijëve në çerdhe, kopshte apo në mjediset familjare….
SHUMICA e rasteve janë forma të lehta të sëmundjes, dhe format më të rënda mundet të vërehen kryesisht në grupet vulnerabile me sëmundje bashkëshoqëruese, ose nga mbivendosja bakteriale në vijat respiratore tashmë të lënduara nga HMPV….
Më të prekurit janë fëmijët e moshës 6-12 muaj të cilët përbëjnë edhe grupin më të madh të të hospitalizuarve nga prekja prej HMPV…..Tashmë po vërehen raste edhe në të rinjtë e të moshuarit…..
Në fund të vitit 2024 ka ndodhur një shpërthim rastesh me HMPV në AZINË VERILINDORE….
KLINIKA e simptomave zgjat 2-5 ditë….
TRAJTIMI ështl kryesisht suportiv: hidrim, ajrim i shpeshtë i mjedisit, ushqipm i pasur në proteina e fruta, medikamente për kontrollin e temperaturës…..
Qëndrim i përkohshëm në shtëpi, jo në çerdhe, kopështe, shkolla apo qëndra pune, përsa kohë i sëmuri ka shënja klinike për të ulur mundësinë e infektimit të personave të tjerë, pra një VETNDËRGJEGJËSIM i duhur…
Kalimi i HMPV nuk len imunitet të qëndrueshëm në kohështrirje….
ANTIBAKTERIALË/ANTIBIOTIKË vetëm të përshkruara nga mjeku, kur ka indicie të një mbivendosje bakteriale në të sëmurët e prekur nga HMPV….
Të mësojmë nga gabimet e bëra përgjatë Pandemisë së Sars-Cov2/Covid 19….
I sëmuri i adresohet urgjencës mjeksore vetëm në rastin e rëndimit të simptomve si vështirësi në frymëmarje, shtim të frekuencës së saj, ulje të saturimeve të O2 dhe/ose një temperature në shifra të larta, e cila nuk po reagon ndaj mjekimeve konvencionale…
JO PANIK sikundër ndodhi shpesh përgjatë Pandemisë së Covid-19….
CO-VID = Bashkëzbrazje e trurit nga paniku dhe gjithollogjia, si dhe e vet trupit nga infeksioni…..
Together forever and ever🙏🤝🙋🇦🇱🇨🇦

Artikuj të lidhur

Back to top button