Aktualitet/LajmeNdodhi

”Po ecja me burrin kur diçka ra nga pemët dhe më goditi në qafë”, zbardhet dëshmia e 52-vjeçares italiane që u plagos në Tiranë

52-vjeçarja italiane që u plagos nga 1 plumb qorr në 1 janar është pyetur në Spitalin e Traumës këtë të mërkurë nga hetuesit.

Ajo ka deklaruar se po ecte me bashkëshortin në bulevard në momentin që diçka ka rënë nga pemët lart dhe i ka rënë në qafë. Më vonë rezultoi se bëhet fjalë për plumb.

Grupi hetimor deri në këtë fazë akoma nuk e ka të qartë nga ka ardhur plumbi.

Sakaq, janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave rreth e përqark zonës, por akoma nuk është konstatuar ndonjë gjë e dyshimtë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button