Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Plas sherri brenda familjes Berisha: Argita refuzon të shkojë në televizionin e Shkëlzenit, pas përplasjeve me vëllain

Përveç drejtësisë, familja Berisha duket se ka probleme edhe mes vetes.

Këto probleme tashmë janë duke u shfaqur edhe publikisht.

Këtë të enjte, në televizionin e Familjes, ishte paralajmëruar një intervistë e Çim Pekës me Argita Malltezin.

Por intervista më pas është anulluar në momentet e fundit.

Peka e ka bërë emisionin me disa analistë.

Nuk dihen ende arsyet e përplasjes mes dy fëmijëve të Berishës, por me sa duket Shkëlzenit nuk i ka pëlqyer protagonizmi i së motrës dhe mbështetja që ka marrë ajo nga Sali Berisha, i cili po e projekton atë si pasardhësen e vet.

Ndaj dhe pakënaqësitë ndaj njëri-tjetrit po i shfaqin edhe publikisht.

Aq sa Argita, refuzon të shkelë në televizionin që financohet nga i vëllai.

Ndërsa Argita mbështetet nga i ati, burime pranë familjes Berisha thonë se Liri Berisha ndërkohë, mban krahun e të birit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button