Aktualitet/LajmeBota

“Pesë familjet”, mafia politike që po përpiqet të rrëzojë Rishi Sunak

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, kaloi një test jo të lehtë në Dhomën e Përfaqësuesve. Ligji i qeverisë së tij për emigrantët kaloi pengesën e parë, por konservatorët nuk janë dorëzuar. Ata kërkojnë ashpërsimin e politikave të emigracionit dhe nuk kanë ndërmend të ndalen.

Deputetët e disa grupeve të ndryshme konservatore bashkuan forcat për një betejë parlamentare që të kujton kohën e Brexit. Megjithatë, të vetëquajturit “Pesë Familjet”, një term që i referohet mafias italiane në Nju-Jork, pavarësisht kërcënimit se nuk do të pozicionoheshin kundër Sunak, në fund abstenuan. Përplasja nisi pas premtimit të Sunak për të ndaluar emigrantët pa dokumente të mbërrijnë në brigjet e Britanisë së Madhe. Ligji u paraqit me urgjencë javën e kaluar, si alternativë e re, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi si të paligjshëm planin e tij për t’i dëbuar azilkërkuesit në Afrikën Qendrore dhe në Ruandë.

Ndërsa Sunak e ka bindur partinë e tij se projektligji nuk shkel detyrimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që ka Britania, konservatorët e djathtë ia kanë frikën bllokimit të tij në gjykatat europiane. Përpjekjet e Sunak për migracionin janë krahasuar gjerësisht me betejat e Theresa May për Brexit në 2018 dhe 2019. Por ndërsa May duhej të luftonte vetëm me një grup të krahut të djathtë të deputetëve konservatorë – Grupi i Kërkimeve Evropiane, ose ERG – Sunak po përballet me një ushtri rebele.

Një mori grupimesh të reja konservatore u krijuan pas zgjedhjeve të vitit 2019, pasi deputetët vunë në dukje ndikimin e gjatë të ERG-së mbi Downing Street dhe suksesin e saj në marrjen e posteve ministrore për anëtarët e saj me emër.

Tani ERG-ja dhe Konservatorët e Rinj po bashkëpunojnë dhe grupi përbën kërcënimin më të ashpër për Sunak.

Udhëheqësi i grupit, Danny Kruger, ish-ndihmës i Boris Johnson, ka një shumicë komode në zonat rurale jugperëndimore të Anglisë. Por edhe ERG nuk është tërhequr nga vija e parë e frontit. Në krye të ekipit qëndron veterani 83-vjeçar Bill Cash, avokat, e ka cilësuar ligjin e Sunak një “zgjidhje e pjesshme dhe jo e plotë”. Lideri i ERG, Mark Francois, deklaroi të hënën se qeveria duhet të bëjë ndryshime në projekt-ligj.

Bashkëpunimi me grupe të tjera mbështetëse e ka ndihmuar gjithashtu ERG të mbetet faktor. Megjithatë, një ish-strategjist i konservatorëve që preferon të mbetet anonim, në një prnoncim për politico, thotë se vetëemërtimi “Pesë familjet” është më shumë një përpjekje për t’u dukur të rëndësishëm, sesa peshë reale. Kjo sepse ky grupim nuk i ka numrat që i duhen.

Një tjetër fraksion brenda këtij grupimi drejtohet nga Sir John Henry Hayes, një nga aleatët e ish-ministres së Brendshme, Suella Braverman. Kjo e fundit, e cila u shkarkua muajin e kaluar, nuk i ka kursyer kritikat mbi strategjinë e Sunak për emigracionin. Grupi i Kërkimeve Veriore dhe Grupi i Rritjes Konservatore, dy fraksionet e tjera brenda “pesë familjeve”, gjithashtu kanë lidhje të ngushta me kritikët e Sunak.

Ndërkohë, mbështetësit e Sunak janë të ashpër me grupimin e ri.

“Kushdo që e krijuar atë nofkë do zjarr”, tha një nga deputetët e përfshirë. “Ne të gjithë e dimë se si përfundon.”

Dhe vetë Sunak është ende i frikësuar se mund të bëhet ai viktimë e mafies më të re politike të Westminsterit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button