Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Përplasja “Beqaj-Zhupa” shkakton debat në Kuvend – Gaz Bardhi: I paraburgosuri lëvizte i lirë duke kërcënuar deputetët, kishim frikë

Përplasja në Komisionin Hetimor të Sterilizmit mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe deputetes Ina Zhupa u zhvendos në Parlament këtë të enjte.

Bardhi: E morët për kryeministrin, kur Noka tha hajduti dy metrosh. Nuk e kishte për kryeministrin por për Beqajn, ti duhet të jesh shumë e shqetësuar që një person i paraburgosur, që ruhet sipas një ligji të posaçëm, dje lëvizte i lirë në ambientet e kryesisë.

Spiropali: Nuk mund të përdoret ky mikrofon dhe foltore për të nëpërkëmbur dinjitetin e askujt, s’mund ta përdorni si armë këtë mikrofon. Për personalitetet e  këtij vendi ka parashikime rregullorja.

Bardhi: Ai u fut në sallën e mbledhjes dhe guxonte i pashqetësuar as nga policia dhe as nga Garda për të ruajtur integritetin fizik të deputetëve, duhej të kishit qëndrim për këtë dhe jo për etikën e komunikimit tonë për një person që është kapur dy herë duke vjedhur.

Spiropali: Kërkesa që ka ardhur te unë për shtyjjen e afatit të komisionit hetimor i është paraqitur Konferencës së Kryetarëve dje, edhe pse nuk kishte vendim të ndërmjetëm të Komisionit. Pa një vendim të ndërmjetëm nuk duhet ta kisha paraqitur, por për hir të debatit e paraqita dhe anëtarët tuaj në konferencë kanë marrë pjesë në debat dhe është vendosur të mos shtyhet. Ai komision është shtyrë dy herë që të bëjë detyrën, por jo të shpërdorojë detyrën.

Sa i takon se kush është kriminel e përcakton prokuroria dhe gjykata. Për sa kohë dikush vjen si dëshmitar në Kuvend, duhet ti jepet mundësia që kjo të ndodhë. Jam bërë me dije sot në mëngjes për pretendimet e tjera. Jam bërë me dije se Garda ka respektuar rregulloren. Do shihen pamjet. Nuk mund të jap një koment sot për këtë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button