Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mblodhi këtë të hënë Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë, ku u emërua një drejtues i ri politik për Dibrën.
Gjatë mbledhjes u zyrtarizua emri i Blendi Klosit si drejtues politik i qarkut të Dibrës nga radhët e PS-së.
Ky vendim i socialistëve vjen pas vakancës së krijuar në Dibër, pas largimit të Blendi Gonxhes drejt Tiranës.
Gjithashtu, Kryesia e PS-së vendosi që Pirro Vengu të asistojë Bledi Çuçin në qarkun e Vlorës, duke e bërë këtë qark me dy drejtues politikë nga radhët e PS-së.
Këto ndryshime të socialistëve vijnë teksa partia po riorganizohet në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi më 5 dhjetor datën 11 maj 2025 për zgjedhjet e përgjithshme.