Blog

Përfundoi me sukses eventi përvjetor i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali.

Tetori, muaji i letërsisë i mblodhi artistët tanë kësaj radhe në Abruzzo dhe pikërisht në Kështjellën De Sterlich-Aliprandi, Nocciano! Idea për të spostuar veprimtaritë artistike të Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve që jeton dhe vepron me pjesën më të madhe të saj në veri të Italisë, ishte prej kohësh një bisedë në tavolinën e punës.

Formimi i degëve të saj për tu shtrirë në të gjithë Italinë është hedhur prej vitesh nga Zv.presidentja e saj Znj.Mimoza Leskaj e cila është ideatorja dhe organizatorja kryesore e këtij eventi që u realizua në dt. 20/10/2024 pikërisht në Kështjellën e 1800 që gjendet në Nocciano provincë e qytetit të Pescara, për tu njohur me artistët që jetojnë dhe punojnë në qendër Italisë.

Kryesia e Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Itali, mbështeti plotësisht këtë aktivitet dhe për një ndihmesë të veçantë vlen të përmendet sekretarja e kësaj Lidhje znj.Lori Duka e cila u mor me të gjithë programin dhe anën zyrtare të kësaj veprimtarie artistike.

Salla e mbushur plot me dashamirës të artit u përshëndet nga Presidenti i Lidhjes, Z.Skënder Lazaj si dhe nga Kryetari i Komunës së Nocciano Marcello Luciano Giordani! Një kënaqësi e veçantë ishte edhe delegacioni nga “Misioni për Vazhdimësi dhe Kujtesë ” i qytetit të Elbasanit të cilët jo vetëm nderuan me pjesëmarrjen e tyre këtë veprimtari artistike por vizituan me shumë kënaqësi dhe kuriozitet Komunitetin Arbëresh të Villa Badesa si dhe Kishën Ortodokse që gjendet aty.

Gjithashtu vlen për tu përshëndetur edhe piktori Dashamir Gurabardhi i cili na nderoi me prezencën e tij të ardhur nga Amerika!

Personazhet e këtij eventi ishin: Xhoana Askushaj- Violiniste

Luljeta Paparisto- Pianiste

Yllka Gero – Soprano

Lili Kristuli. – Shkrimtare

Francesca Gallello- Shkrimtare gazetare italiana

Anila Dekovelli Ciccone- Piktore

Nikolla Rama. – Piktor

Juliana Mehmeti- Poete

Griselda Doka – Autore, përkthyese

Elsa Cenaj – Poete

Seicili u dekorua me” Mirënjohje ” për veprimtarinë e tyre artistike-kulturore , duke ndihmuar kështu në shpërndarjen e kulturës shqiptare në Itali!

Eventi u përshëndet me poezinë “Divorare i Mari ” nga Eleni Bircaj!

Prezantimi i këtij eventi u bë nga ” Mimoza Leskaj – Zv.presidente Lori Duka. – Sekretare

Për të pranishmit në fund të këtij eventi u shijua një bufe me ushqimet tradicionale të zonës. Duke i falenderuar të gjithë për pjesëmarrjen dhe dashurinë që përcollën mes njëri-tjetrit!

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button