Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se më shumë se 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të shikimit në shkolla mbi 107 mijë fëmijë.
Në një postim në Facebook, ai u shpreh rreth 13 mijë nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura.
Ai ka shtuar se do të vijojë mbështetjen financiare për programin edhe gjatë vitit 2024.
Postimi:
Mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të shikimit në shkolla
Rreth 12, 974 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura
Me politikat e orientuara drejt parandalimit, vijojmë edhe gjatë vitit mbështetjen financiare për Programin e Depistimit të Shikimit për nxënësit në shkolla