BotaKryesoreNdodhi

Perëndimi kërkon armëpushim ose do të ketë “sanksione masive” kundër Rusisë!

Nga Bahri Cani-

Perëndimi kurrë nuk ka qenë më i vendosur për të hapur rrugën për zgjidhje paqësore të luftës në Ukrainë. Krerët e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Polonisë (Merz, Macron, Starmer dhe Tusk) kanë shkuar sot së bashku në Ukrainë dhe me presidentin e Ukrainës Zelensky kanë rënë dakord për armëpushim njëmujor.
Të gjithë ata së bashku kërkojnë një armëpushim pa kushte, për t’i hapur rrugën bisedimeve paqësore mes Ukrainës dhe Rusisë.
Pas kësaj marrëveshje, të gjithë së bashku kanë telefonuar edhe me Uashingtonin. Amerika dhe presidenti Trump e kanë mbështetur këtë plan për armëpushim.
Rusia do të ketë afat deri të hënën të deklarohet lidhur me këto propozime, ndryshe Perëndimi do të përgjigjet me “sanksione masive”, siç u tha.
Tani për tani nuk dihet se cilat do të jenë këto sanksione masive, por kryeministri britanik Starmer tha se ata kurrë nuk kanë qenë më serioz në kërkesat e tyre. E këtë përsëriti edhe Macron, Merz dhe Tursk. Kërkesat për armëpushim i kanë mbështetur edhe Kanadaja, Zelanda e Re dhe shumë vende të tjera.
Macron tha se ata shpresojnë se nga dita e hënë do të kemi një armëpushim të përgjithshëm. Pas vendosjes së armëpushimit do të fillohet me masat për vendosjen e paqës së përhershme.
Në të kundërtën, situata mund të përshkallëzojë, ndërsa ndihmat për Ukrainën do të forcohen.
Ndërsa Merz tha se Gjermania ka qenë dhe është në anën e Ukrainës, ndërsa Rusia është agresori dhe fajtori i vetëm për këtë luftë. Ai tha se Gjermani do të vazhdojë me mbështetjen e Ukrainës. Por tani të gjithë janë të përqendruar tek arritja e një armëpushimi dhe zgjidhja paqësore.
Tani topi është në fushën e Rusisë dhe mbete të shihet se si do të reagojë dhe a do të pranojë deri të hënën këto propozime për armëpushim!

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button