Nga Nehat Islami-
Libani,shtet fqinj i Sirisë,që nga pavarsia e përbashkët (1946), vuajti nga dominimi ekonomik, ushtarak e policor i ,,vëllait të madh,,, veçmas gjatë dinastisë 50 vjeçare të klanit Asad.
—————————–
Një ditë para se të hynin në Damask, kryengritësit sirianë publikuan një kumtesë për opinjon, ku premtuan se me ,,Libanin do të zhvillojnë raporte të barabarta shtetërore dhe miqësore,,. Prapa kësaj komunikate fshishet një kërkimfalje e sirianëve të përndjekur deri dje, e tani pushtetarë, te vrarë 13 vjet nga ushtria dhe policia siriane e klanit Asad, Gardës Republikane iraniane të ndihmuara nga Hezbollahu dhe ushtarët e Putinit.
Këtë nuk e dëgjoi libanezi Suhel Hamavi, i burgosur në Bejrut që para 33 vjet nga forcat siriane .Ai kaloi pesëmbedhjetë vjet ,i vetëm në çelinë e burgut famëkeq të Sirisë, Sednaja,ndërsa pjesën tjetër në një dhomë me të tjerët,pa pa diell me sy. Ate e burgosën sirianët, sikundër edhe mbi 700 libanezë të tjerë,sepse kundërshtonin
dhunën siriane në Liban që nga viti 1976 e gjerë më 2005,kur u tëroq armata siriane, por mbetiën shërbimet sekrete ,, Mukhaberati,, famëkeq dhe ai ushtarak. Ky burg u hap për kundërshtarët e Asadit në Siri dhe në Liban,pra nga viti 2011 kur shpërtheu ,, Pranvera arabe,,.Para tij burgu më rreptë sirian ishte në Al Meze,vepër e babait të Basharit, Hafezit. I biri e kaloi babain me burgun e tij më të sofistikuar të torturave dhe dyer të mbyllura me kode.
I gjori Suhel, si shumë sirianë e libanezë të burgosur, e kuptuan se çka po ndodhte vetm në çastin kur kryengritëst sirianë i thyen dyert e burgjeve ne të gjitha qytetet, duke filluar nga Alepi,Homsi e Hama e gjerë në Damask e Dera. Një pjesë e të burgosurve gjatë viteve vdiqën nga torturat ose nga litari. Atyre nuk u dihen as
varet. Këta njerëz ,,hije,, nuk kanë pasur të drejtë as të komunikojnin me shkrim me familjarët e tyre,e lere më të pranonin vizita.
Njeri nga ata të burgosur ka qenë edhe vëllai i mikut tim, Nasrit, profesorit të frengjishtes në Universitetin Arab të Bejrutit, me të cilin banonim në një ndërtesë në lagjen Sakiet el Zhanzir të Bejrutit dhe shoqëroheshim. Nasri ishte i dhënë pas veprave të Kadaresë,andaj në Universitetin e tij krijoi Shoqatën e Miqëve të Kadaresë. E vëllai i tij,një patriot i pathyeshëm libanez , ishte sociolog dhe anëtar i një partie që kundërshtonte pushtimin e Libanit nga Siria, duke filluar nga 1976. Nuk dij a ka dalë i gjallë nga burgu. .Armata me 40 mijë ushtarë duke përfshier edhe shërbimet sekrete siriane ,por edhe njësiti ,, Saika,, / quhej njësit palestinez, ndërsa ishte i krijuar nga forcat e sigurimit sirian/ depërtuan në Liban në kuadrin e ,, forcave të përbashkëta arabe,, për ta ndalur gjoja Luftën civile.Ata jo vetm që nuk e ndalën atë luftë,por e kallën edhe më shumë, sepse u bënë palë në konflikt, kundër
palestinezëve dhe forcave progresiste të vendit. Veçmas ishin të motivuar kundër palestinezëve. Kur forcat falangiste rrethuan kampin palestinezTal al Zatar/76/, armata siriane u ndihmonte atyre duke e krijuar rrethin e dytë për të mos lejuar asnjë palestinez të largohej nga kampi, e as të mos arrinte një gastare uji brenda,kur
falangistët kishin ndërprerë ujësjellësin. Shumë fëmijë, burra e gra palestinezë vdiqën nga uria dhe etja.
Gjatë asaj kohe, shpesh e vzitoja spitalin e vetem palestinez në Bejrut, të cilin e udhëhiqte mjeku boshnjak Mujo Ustavxhiq, që dikur kishte shërbyer edhe në Spitalin e Prishtinës. Aty dërgoheshin palestinezet e plagosur. Shpesh sulmohej nga falangistët, por edhe nga mercenarët sirianë dhe ,, Saika,, e famshme për të keq. Ato forca vranë shumë libanezë , me qindëra i burgosën dhe i internuan në Siri.
Armata dhe sigurimi sirian në Liban e zbrazën vendin nga çdo pasuri private dhe publike.Për çdo ditë me qindëra kamionë e vetura mbusheshin me gjëra të grabitura në mbarë Libanin dhe dërgoheshin në Siri. Krimi dhe korrupsioni ishin boshti i çdo veprimtarie të atyre forcave. Këte ,,shkollë,, prej tyre e huazuan edhe forcat sërbe ne Kosovë dhe në të gjitha viset tjera të ish Jugosllavisë ku shkelën gjatë luftërave të fundit. Kur për herë të parë shkova në Liban (1974), vërejta se punëtorët sirianë ishin me shumicë në kantieret e ndërtimit, pastriime etj. Gratë siriane punonin kryesisht si ndihëse, amvisa në shtëpitë e libanezëve. Të gjthë ata u dërgonin para familjeve të
tyre. Ishte kjo kohë kur të gjithë ishin të kënaqur, ndonëse lidershipi i atëhershëm libanez kishte halle që nuk dilnin në media. Raportet e tendosura politike me Sirinë ishin disa ,, tabu teme,,.Ndonëse Libani dhe Siria fituan sëbashku pavarësinë nga mandati francez /1920-46), Damasku asnjëherë nuk e njohu atë pavarësi të fqinjit më të
vogël. Nga trysnitë ndëkombëtare dhe ato arabe, Siria shtirrej se po e njihte shtetin e Libanit, por nuk hapte ambasadën e saj në Bejrut, as nuk pranonte ambasadë libanze në Damask. Arsyetoheshin se ,, jemi vëllellezer, e njohim njeri tjetrin edhe pa raporte diplomatike,,.
Por kur hyri armata dhe sigurimi sirian në Liban ,me vendim të Liges Arabe (shtet tjera arabe dërguan vetëm simbolikisht nga një tog që u tërhoqën pas një kohe të shkurtër,kurse Sirianët memzi u larguan më 2005) filluan edhe vrasjet serike të udhëheqësëve të shquar si Kemaj Xhumblatin,intelektualin e shquar ibanez, një kohë
Ministëe i brendshëm. Sirianët e vranë me dinamit,sepse i mbronte palestinezët. Kryeministrin Rashid Karame ,sirianët e vranë duke i futur lëndë shpërthzese ne aeroplanin e tij, pasi ai kërkonte ndërprerjen e krimeve siriane ne Liban dhe tërheqjen e ushtrisë së Asadit. Nga shpërthimi i disa qindëra kilogramëve të labdëve shpërthyese përfundoi edhe kryeministri libanez Refik Hariri dhe shumë zyrtarë rreth tij (2005) në qendër të Bejrutit. Lista e krimeve Siriane në Liban nuk ka fund. Një pjesë e pushtetarëve si ish presidenti Sulejman Franzhije Presidenti –
gjeneral Auni etj.për çdo vendimarrje në Liban, ,, merrnin dorë,, në Pallatin e Asadëve në Damask Sirianet pëziheshin në përzgjedhjen e pushtetarëve,të komndantëve të ushtrisë e policisë libaneze dhe për shumë çështje vitale të fqinjit të vogël. Ata që nuk donin vasalitet, i gjente fundi me lëndë shpërthyese ose në burgjet e Sirisë.
Andaj edhe libanezet iu gëzuan çlirimit të Sirisë, sepse u çlirua edhe Libani nga një dhumë e gjatë shtetrore e ,,vëllait të madh,, në krye me Asadët që i detyronin punonjësit e shtresës së mesme të punonin në shkolla, administratë e gjetiu me rrogë mujore sa për tre kilogram mish, ndërsa për vete, siç u pa, mbanin miliarda dollarë.
Pikërisht ky mjerim i masave të gjera, bëri që kryengritësit të priteshin me lule dhe gëzim të madh në çdo cep të Sirisë dhe të depërtonin pa asnjë rezistencë nga ushtria e Asadit.
Në këtë vazhdë mund të shpjegohet edhe çeshtja, pse Siria e Libani nuk e njohën Kosovën. Bashar al Asadi, sikurse të gjithë satelitët e Moskës ishte i dëgjueshëm për të mos e njohur Kosovën, kurse Libani kihte frikë nga Damasku e Teherani që ta përmendëte këtë punë. Aq më parë kur dihej se Kosova është aleate
amerikane. Pas ndryshimeve historike në Damask dhe Bejrut, pres të ketë ndryshime edhe në këtë rrafsh.