Kryeministri Edi Rama, në podkstin e tij “Flasim”, ka kërkuar rikthimin e emigrantëve shqiptarë të Greqisë, pasi sipas tij tregu ka kërkesa të larta për njerëz të kualifikuar dhe pagat janë konkurruese me Athinën.
Kreu i qeverisë u shpreh se shqiptarët në Greqi paguajnë qira më të larta krahasuar me vendin tonë, taksa ashtu sikurse dhe transport, teksa shton se në industrinë e hoteleri-turizëm, të jesh bartender është njësoj si në shtetin fqinj.
“Me çfarë shikoj unë në këtë sektor pagat janë konkurese me Athinën.
Rrinë andej paguajnë dhe qira shumë më të rënda, paguajnë dhe taksa shumë më tepër, paguajnë dhe transport, dhe nuk vijnë këtu që të futen në këtë industri të re, bartender ku pagat janë njësoj si atje.