Nga Gezim Basha-
O tempora, o mores, ( o kohë, o moral)!
Sali Berisha, deluzional deri në fund, një ish komunist sektar dhe përfaqsues tipik i variantit shqiptar të marksizmës së lyer me këna otoman, etiketon Presidentin e SHBA-së Joe Biden si marksist!
Dikur Enver Hoxha i konsideronte marksistët e Kremlinit si jo marksistë, sot Sali Berisha e sheh Shtepinë e Bardhë si bazë ilegale marksistësh…mëndje Debatikasish…
O kohë, o moral — klithnin dikur latinët — o tempora o mores!
Joe Biden, një hero i Luftës së Ftohtë, ashtu si miku i tij republikan, McCain, e shumë senatorë të tjerë të shquar, mbetet profil emblematik i luftës së paprerë jo vetëm ndaj marksismit politik por edhe ndaj totalitarizmit të çdo nuance.
Zhgënjimin e tij më të madh, Berishës do t’ja shkaktojë administrata e Presidentit Trump! Koha do të flasë.
Ndërkohë, mjeshtri shqiptar i djegies së gomave do të mbetet goma e vetme e shpëtimit për rregjimin super të korruptuar Rama-Veliaj dhe bandën grabitqare të “rilindjes!”
Forma më e lartë e mosbindjes civile duhet të jetë MOSBINDJA MEDIATIKE, refuzimi nga audienca e tubit katodik të TV Klan etj. ku pseudo gazetarët, si tregëtarë spekulantë, fabrikojnë mashtrime publike për riciklime që nuk (do të) ndodhin.