Seanca ndaj Dumanit nis pa pranine e kamerave. Nderkohe qe avokatet kane brektisur sallen. Sipas reportereve pritet rrefimi trondites per serialin e vrasjeve te porositura dhe raportet mes individeve dhe grupeve kriminale ne ngjarjet e shkuara tronditese. Procesi gjyqësor i njohur si “Plumbi i Artë” ka rinisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mes debatesh të ashpra lidhur me dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, kërkoi që dëshmia e Dumanit të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke argumentuar se ajo përmban informacione konfidenciale dhe mund të dëmtojë imazhin publik të procesit.
Ndonëse pati kundërshti nga avokatët e mbrojtjes dhe nga vetë i pandehuri, të cilët kërkuan praninë e mediave GJKKO ka pranuar kërkesën e prokurores së SPAK.
Ky vendim ka bërë që në shenje revolte për nxjerrjen e mediave nga salla të largohen të gjithë të pandehurit dhe avokatët e tyre. Nje dite me pare ne emisionin e Ylli Rakipit, reporterja e kronikes K.Lala shprehet se:
“Seanca e fundit ka qenë një seancë shumë e tensionuar e Nuredin Dumanit. Përgjithësisht seancat ku ka të penduar të drejtësisë, patjetër që ngjallin shumë debate dhe tension. Nuredin Dumani ka rrëfyer për ngjarje shumë të rënda të ndodhura në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë. Ka folur për shumë vrasje të ndodhura në qytetin e Elbasanit, ku janë të përfshirë dy nga grupimet më të rrezikshme kriminale. Nga njëra anë, Erion Alibej dhe nga ana tjetër vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët janë pjesë e një organizate kriminale që është goditur po këtë vit nga Prokuroria e Posaçme.
Çfarë po ndodh në gjykatë? Çdo dëshmi që Nuredin Dumani e ka dhënë përpara prokurorëve, që nis që te grabitja e kambistëve, vrasjet kundrejt pagesës, vrasja e Fatmira Dedës, që u vra vetëm se kërkonte drejtësi për djalin e vrarë, i cili dyshohet se ishte në përplasje me familjen Coli për shkak të bizneseve të përbashkëta që kishin patur. Për të mos u ekspozuar nga drejtësia, për shkak të kërkesave të vazhdueshme që bënte nëna, urdhëruan vrasjen e saj dhe u vra nga grupi i Nuredin Dumanit.
Në këtë aspekt përplasjet do të jenë edhe më të forta. Në dëshminë e parë që ka dhënë Nuredin Dumani, ka folur për grabitjet e kambistëve. Po kur të hyjë te detajet e vrasjeve, që janë makabre, Dumani nuk do të jetë dëshmitar vetëm në këtë proces ku është edhe vetë bashkë i pandehur, por do të jetë edhe në shum të tjera, ku ai ka patur informacion, dijeni, ose ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejt.
Nuredin Dumani do të jetë kryefjalë për një kohë të gjatë në Gjykatën e Posaçme.
Aty ka një numër shumë të madh të pandehurish, madje ka edhe të tjerë në kërkim. Përshembull, Suel Çelën e kemi në kërkim për herë të parë, mbi bazën e dëshmisë së Nuredin Dumanit. Kemi po prapë persona të tjerë. Petrit Coli ka nisur këtë debat, mes të tjerave thotë që “Nuredin Dumani është personi dhe njeriu më i shpifur dhe i ndyrë që kam njohur në 53 vitet e jetës time”. Ka një mllef personal përtej aktivitetit kriminal.
Nuredin Dumani ka qenë thesar për drejtësinë shqiptare! Në fund fare, plumbi që preku Nuredin Dumanin dhe e la të plagosur, i dërgoi në duar prokurorisë informacione që në asnjë rrethanë tjetër nuk do të siguroheshin dot. Dëshmia e tij është me mjaft interes. A mund të ketë të dhëna të cilat mund të bien ndesh me të dhëna të tjera? Prandaj është gjykata për t’i përplasur të gjithë të dhënat dhe provat.
Por, mund të konsiderohet, pas dëshmisë së dhënë nga Petrit Lici i bandës së Lushnjes, kundër Aldo Bares dhe pas dëshmisë së Adriatik Colit kundër bandës së Durrësit, kjo është për mua dëshmia më e rëndësishme nga një i penduar drejtësia.
Ka patur edhe të tjerë që kanë patur status por i është hequr më pas si Klevis Alla që iu hoq sepse gënjeu. Për mua, Nuredin Dumani është kutia e pandorës që ka detaje për shumë bosë të krimit dhe ngjarje kriminale, do të jetë dëshmitar në shumë procese të tjera”, tha Lala