Aktualitet/LajmeKryesore

Notre Dame thyen rekorde pas inaugurimit, ikona parisiene tërheq 29 mijë vizitorë në ditë, 860 mijë që nga rihapja

Një muaj pas rihapjes së Notre Dame, me shumë se pesë vite nga zjarri shkatërrues i 15 prillit, monumenti ikonë ka tërhequr 860,000 vizitorë.

Shifrat deri tani janë mbresëlënëse, afërsisht 29,000 njerëz kalojnë nëpër portat e tempullit çdo ditë. Mbrëmjet e së enjtes, kur shërbimi zgjatet, numri shkon deri në 30,000, krahasuar me 23,500 vizitorë që kishte para zjarrit.

Ky rikthim u menaxhua me organizim të shkëlqyer, siç theksojnë mediat franceze.

Rreth 300 vullnetarë orientojnë 32 vizitorë që hyjnë ose dalin nga kisha çdo minutë. 60% e biletave janë në dispozicion online një ose dy ditë para vizitës, ndërsa pjesa e mbetur prej 40% janë në dispozicion ditën.

Kohëzgjatja mesatare e vizitës është 32 minuta, megjithëse besimtarët që marrin pjesë në shërbime qëndrojnë deri në 1 orë e gjysmë. A.K./TemA

Artikuj të lidhur

Back to top button