Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Një grua çoi paratë e aferës CEZ-DIA në Kongo. Ajo duhet të flasë”

Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë këtë të martë (19 mars) në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH, në lidhje me çështjen CEZ-DIA.

Sipas avokatit Beqiri, parat e kësaj afere janë pastruar në banka në Kongo dhe se janë çuar atje nga Kastriot Ismailaj dhe një grua, identitetin e së cilës nuk e bëri me dije. Ai theksoi se në lidhje me këto është në dijeni edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK)

“Çështjet që janë të rëndësishme, me peshë të madhe për ekonominë e vendit dhe shqiptarët. Janë ato që janë madhore, si u bë privatizimi i ALBPETROL, privatizimi i ARMOS, i CEZ. Kanë shkuar lekët në Kongo, janë pastruar në bankat e Kongos. Në bankat e Kongos ka llogari Ilir Meta dhe lekët i ka çuar Ismailaj, ka patur edhe një zonjë me vete, ajo duhet të pendohet sepse do t’i shkojë edhe asaj dora pas zverkut. Këto i janë thënë SPAK, i është thënë dhe emri i ministrit të Ekonomisë së Kongos që thotë nuk po më thërrasin të shpjegoj”, theksoi ai.

Lidhur me Ismailajn, i vetmi i ndëshkuar për aferën CEZ-DIA i cili tashmë është liruar nga burgu, Beqiri tha se kanë dalë prova të reja që e thellojnë edhe më shumë implikimin e tij. Beqiri shkon dhe më tej teksa thekson se është gati të dëshmojë edhe një ministër në Kongo i cili, thekson avokati, e di se ku kanë shkuar paratë.

“Jo vetëm si aferë është e madhe, por duhet parë dhe kush u thirrën si dëshmitarë. Gruaja e Ismailaj psh ka vajtur atje, i ka dhënë të gjitha hollësitë. Është një dosje që me prova direkte dhe indirekte provohet dosja CEZ DIAS dhe rrethi i personave që do përgjigjen. I kanë dalë disa gjëra të tjera Ismailajt që e thellon të keqen ndaj tij, sidomos marrëdhëniet e tij në Kongo, çfarë ka çuar në Kongo dhe ai ministri në Kongo është gati të dëshmojë se e di ku i kanë çuar valixhet”, thekson avokati.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button