
Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Mësohet se kryebashkiaku nuk është i pranishëm në seancë dhe kërkon të përfaqësohet nga avokati i tij Plarent Ndreca.
Edhe në seancën e kaluar Veliaj nuk ishte i pranishëm, po ashtu as avokati.
Kryebashkiaku nuk është paraqitur në seancë sepse refuzon qëndrimin në kafazin e qelqtë, kërkesë e rrëzur nga gjykata.
Gjykata i ka rrëzuar edhe kërkesën për transmetim live të seancës.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit të kaluar.
Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa kërkon pezullimin e gjykimit për shkak se është me leje lindje.
“Më 29 qershor kam lindur me cezarian dhe s’mund të komunikoj lirshëm me avokatin” është shrpehur ajo.
Avokati i saj ka deklaruar se Xoxa është në pamundësi për të marrë pjesë në seancë dhe ka kërkuar pezullim të procesit.
SPAK: Nëse gjykata e çmon të arsyeshme, le të ndajë çështjen në ngarkim të të pandehurës Ajola Xoxa nga të pandehurit e tjerë.
Avokati i Xoxës: Presim që gjykata të shprehet. Vetë dispozita e lejon pezullimin e gjykimit.
Ka mjaft raste, për shembull kur caktohet një ekspert apo kur i pandehuri ka probleme shëndetësore, pezullohet shqyrtimi gjyqësor. Në rastin e nënës që ka lindur me prerje cezariane, derisa ajo është me raport mjekësor, si për çdo nënë që lind kështu, ligji e kërkon që të shtyhet seanca dhe të pezullohet gjykimi.
Nëse gjykata mendon ta ndajë çështjen nga të tjerët, mendojmë që s’i shërben ekonomisë gjyqësore.
Avokati Maks Haxhia: Për ta saktësuar, ne nuk kërkojmë pezullim të të gjithë procesit derisa të përfundojë leja e Xoxës.



