Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Nga sot asistent virtual në e-Albania, Rama: Në 2024 do të jetë me zë e figurë

Kryeministri Edi Rama prezantoi në ambientet e Kryeministrisë, këtë të enjte “Shërbëtorin Publik të Inteligjencës Artificiale”, i cili do ndihmojë qytetarët në aplikimet e tyre në e-Albania.

Rama tha se “shërbëtori publik” do të jetë në dispozicion të çdo qytetari, në çdo orë të ditës dhe të natës, për marrjen e shërbimeve në e-Albania dhe s’ka më nevojë për asnjë ndihmë tjetër për këdo që aplikon për një shërbim.

Kreu i qeverisë theksoi se brenda vitit 2024 Asistenti Virtual do të shfaqet dhe me zë dhe figurë dhe do të jetë ai që do të marrë shërbimet publike për qytetarët, duke bërë të gjitha veprimet që sot bëhen mekanikisht për të marrë një dokument nga e-Albania.

“Ambicja është që asistenin publik ta shtrijmë dhe në platformën e bashkëqeverisjes. Asisteni që sot hyn në marrëdhënie me qytetarët përmes ndërveprimit me shkrim, po përgatitetet që pas një periudhe njohjeje me ta të hyjë në ndërveprim edhe me zë dhe figurë dhe madje të mos jetë thjesht ndihmësi që i drejton ata në aplikim, por të jetë ai që e merr shërbimin për ta.

Nuk bësoj të jetë e largët dita, kur qytetari të kërkojë shërbimin, të gjitha veprimet që i bën sot qytetari t’i bëjë vetë shërbëtori. Qytetari do marë dokumentin pa asnjë ndërveprim fizik nga ana e tij”, tha Rama.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button