Aktualitet/LajmeKryesoreKulture

“Nëse Zoti nuk ekziston, pse flasin kaq shumë për të? “/ Mimoza Ahmeti rrëfehet

Mimoza Ahmeti, poetja dhe shkrimtarja e njohur ka dhënë një intervistë në RTSH për Inna Kollçakun në “Aromë gruaje” kur ndër të tjera ajo ka folur për besimin e saj.

E pyetur nëse beson në zot, ka thënë:

“Asnjëherë nuk ka mundur askush të më bindë që zoti nuk ekziston. Babai im ishte ateist dhe një nga problemet që kishte me mua ishte ky që, biles, sa njëherë ishte tronditur sepse ai mua vazhdimisht më merrte për shëtitje përdore në rrugët e Krujës.

Më kujtohen ato dritat e dobta por shumë romantike, rrugët e asfaltit e lara me shi dhe ato pellgjet e vogla që me elegancë mund ti kaloje dhe dora e madhe e babit tim edhe dora ime fare e vogël që humbiste, po ai e donte për vdekje miqësinë me mua, nuk e di pse kishte shumë dëshirë të fliste dhe filozofonte, ai kujtonte që gjithë kohën unë e dëgjoja, po unë e dëgjoja po me atë filtrin prej fëmije. Më tregon vetë që i kisha thënë një ditë, se donte të më bënte ateiste, o babi, po nëqoftëse zoti nuk ekziston pse flasin kaq shumë për të?”./ TemA

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button