“Të enjten, Shqipëria do të jetë përpara Parlamentit”. Kështu ka deklaruar Sali Berisha nga Kryesia e Kuvendit pas mbledhjes me deputetët e Rithemelimit dhe Gazment Bardhin.
I pyetur nëse Bardhi dhe deputetët e tij do të jenë të pranishëm në protestë, Berisha deklaroi se opozita do të shkojë në protestë e bashkuar.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky grup do të t’i bashkohet protestës së të enjtes, pasi në atë të së hënës munguan.
“Ne do të mbrojmë vlerat, parimet nga një sulm antikushtetues, brutal i Edi Ramës dhe lakejve të tij. U diskutua gjerësisht mbi qëndrimet që do të mbahen ndaj këtij regjimi dhe ju garantoj se do të jenë vetëm përballje, përballje.
Nuk ka asnjë shans që Edi Rama të konsolidojë këtë regjim antidemokratik, diktatorial, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Diskutimet ishin të gjera. Të shumta. Zoti Bardhi do të ju njohë ju me më hollësi për vendimet që u morën, parimet që do të bazohet qëndimi ynë”, tha Berisha.