Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Në kërkim të lirisë, shtyhet seanca për Sali Berishën

Është shtyrë sërish seanca lidhur me kërkesën që ish-kryeministri Sali Berisha kishte depozituar sa i përket ndryshimit të masës së sigurisë. Arsyeja ka qenë fakti se në kërkesë nuk ishte vendosur që ish-kryeministri Berisha të përfaqësohej në mungesë nga avokatët.

Ndërkohë mësohet se seanca e radhës do të mbahet në 08 mars 2024.

Në GJKKO do mbahet edhe një seancë për dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili kërkon po ashtu heqjen e masës arrest në shtëpi.

Ndërkohë, të martën në orën 10:50 një Kolegj Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni do të gjykojë pretendimin e Berishës për të shuar masat e para të sigurisë ndaj tij, atë të “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Ndërsa po nesër në Gjykatën e Lartë pritet të shqyrtohet rekursi i SPAK, që kërkon kthimin e Malltezit në qeli.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK, për korrupsion së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button