Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Ndezën zjarr për të gatuar pranë municioneve, vdesin nga shpërthimi 12 marinsa elitarë rusë

Rusia ka humbur 12 nga marinsat e saj elitarë, të stacionuar në terrenin ushtarak Kuzminsky në rajonin e Rostovit, në kufi me Ukrainën, pas një gafe të tyre.

Raportet thonë se marinsat nisën të gatuanin ushqimin e tyre në një zjarr të hapur duke shkaktuar një shpërthim pasi aty pranë ndodheshin grumbuj municionesh.

Një predhë granatahedhëse RPG-7 mori zjarr dhe shpërtheu duke bërë që 12 prej tyre të humbnin jetën, ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur nga incidenti që regjimi i Vladimir Putin ka kërkuar ta mbulojë.

Gazeta News 166 raporton se 8 nga marinsat e Brigadës Detare të Gardës 155, me bazë në Vladivostok, mbetën të vdekur në vend, ndërsa katër të tjerë ndërruan jetë në spital.

“Rreth 20 persona [nga brigada e marinës] ndezën një zjarr pranë rezervave të municionit gjatë pushimit të drekës. Një predhë granatahedhëse RPG-7 u rrokullis në zjarr dhe shpërtheu”, citoi 161.ru të thoshte një burim qeveritar.

Të gjithë të vrarët thuhet se kanë qenë marinsa nga rajoni Primorye dhe do të dërgoheshin në frontin e luftës në Ukrainë.

Një hetim sakaq ka nisur për shkelje të dyshuar të rregullave të sigurisë. Komandanti i Flotës së Paqësorit, Admirali Viktor Liina, ka vizituar bazën e stërvitjes për të inspektuar nga afër vendngjarjen, ndërsa ministria ruse e Mbrojtjes dhe Komiteti Hetues nuk e kanë komentuar këtë fiasko

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button