Aktualitet/LajmeKryesoreKulture

Ndarja nga jeta e Kadaresë, Fatos Kongoli: Shkrimtar i madh i përmasave botërore, shkollë letrare

Shkrimtar i madh i përmasave botërore, e cilësoi Fatos Kongoli gjeniun e letrave shqipe, Isamil Kadarenë.

Në një deklaratë për mediat pas homazheve në TKOB, Kongoli vlerësoi kontributin e tij në letërsinë shqipe dhe e cilësoi atë një shkollë letrare që do të frymëzojë brezat e rinj.

“Një shkrimtar i madh i përmasave botërore. Si autor e kam adhuruar gjithmonë. Është një shkollë e fenomen letrar.

Ka shumë shkrimtarë të rinj që e imitonin. Vitet e fundit u miqësuam shumë me njëri-tjetrin. Takoheshim shpesh. Muhabetet tona ishin nga më të bukurat. Ismaili ishte i çliruar nga gjithçka dhe flisnim në mënyrën më të lirshme”.

Të shumtë janë personalitetet që kanë kryer homazhe në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

 

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button