Aktualitet/LajmeKryesoreSociale

Moti i keq, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Kaskadat e Drinit janë në nivele normale

Shqipëria është mbërthyer nga një mot i keq, me shi dhe erë të fortë, dhe dëme ka. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, informon se situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit. Lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik. Po ashtu, AKMC njofton se Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.

”Qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki. Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, ekipet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike. Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civil, në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes civile në prefektura dhe bashki”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e AKMC.

Moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në Qarkun e Shkodrës, ku shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa disa akse rrugore janë bllokuar ose kanë prani uji apo rënie gurësh.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button