Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Mitsotakis paralajmëron Shkupin: Do keni probleme me NATO dhe BE, nuk mund të luani me Greqinë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar fqinjin e tij verior, Maqedoninë e Veriut për të ardhmen në rrugën drejt integrimit në BE për shkak të përdorimit të emrit ‘Maqedoni’.

Gjatë një interviste për mediat greke, Mitsotakis the se, Shkupi do të ketë probleme brenda organizatës së NATO-s por edhe për integrimin ne Bashkimin Europian.

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të gjendet në një pozitë të pakëndshme në kuadër të Samitit të NATO-s.

Unë do ta ngre çështjen atje. Shkupi do ta kuptojë se nuk mund të luajë me Greqinë në këtë çështje.

Sepse nëse vendi do të pranonte një emër të dyfishtë, çështja do të ishte mbyllur vite më parë. Nëse vihet në dyshim, Shkupi do të ketë probleme si në NATO, ashtu edhe në BE, ku ai shpreson të bëhet anëtar”, theksoi Mitsotakis.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button