Aktualitet/LajmeSociale

Miratohet pension i posaçëm për 15 personalitete në vend, aktorë, sportistë, këngëtarë e studiues

Qeveria ka miratuar një shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete shqiptare nga fusha të ndryshme.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare duke hyrë në fuqi menjëherë e përfshin emra të njohur nga fusha e artit, shkencës, sportit etj.

Pensioni i posaçëm i parashikuar për personalitetet më të spikatura në vend, është bërë sa dhjetëfishi i pensionit social.

“Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social”, thuhet në vendim e publikuar në fletoren zyrtare të datës 3 janar 2024.

15 personalitetet që përfitojnë

Eva Alikaj – aktore

Muharrem Hoxha – aktor

Roland Xhoxhi – violinist

Ardian Cerga – aktor

Mimoza Ibrahimi- volejbolliste

Leonard Tase – volejbollist dhe trajner

Suzana Frashëri – soprano

Aurel Plasari – studiues

Frederik Ndoci – këngëtar

Pavvlo Mihali – atlet

Zhuljana Jorganxhi – poete, autore këngësh

Nazmi Hoxha – piktor

Xhelal Kalaja – trajner basketbolli

Diana Mata – qitëse

Lulëzime Duka – volejbolliste

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button