Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Meta reagon nga burgu për lirimin e Berishës: Përgëzime të përzemërta për liderin e PD-së!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar ish-kyreministrin Sali Berisha për lirimin e tij nga arresti shtëpiak.

Në një reagim nga qelia, Meta ka rikthyer një postim të bërë në vitin 2021, kohë kur mbante postin e Presidenit të Republikës, kur ndaj Berishës u vendos “Non Grata”.

“Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë qytetarët që duan dhe meritojnë një shtet të së drejtës!

Në veçanti, dua të përshëndes Prof. Dr. Berishën me deklaratën time, si President i Republikës, të bërë më 22 maj 2021, kur ai u shpall “non grata”, sepse gjithmonë kam qenë i bindur se ajo fletërrufe u hartua kundër tij nga Edi Rama, Sorosi, Charles McGonigal, Rossini dhe Mcgonigalët e tjerë për të shkatërruar pluralizimin politik për qëllime korruptive dhe helmuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.

Mirënjohje të jashtëzakonshme edhe për Gjykatën e Strazburgut, që si asnjëherë tjetër, e ka klasifikuar rastin “Berisha” si “leading case”, pra të rëndësishëm dhe e kanë komunikuar shumë shpejt këtë njoftim, pa pritur shterim të gjykatave të brendshme.

Desorosifikimi drejtësisë dhe shoqërisë tonë është një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare,” shkruan Meta.

 

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button