Aktualitet/LajmeBotaKryesore

Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati

Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, ndërkohë që qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati, deklaroi sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në konferencën vjetore të shtypit me gazetarët.

”Më duket se vendimet e Gjykatës së Kasacionit i japin të drejtë qeverisë, pasi thonë se i takon qeverisë të krijojë vende të sigurta. Qendrat në Shqipëri janë gati për të funksionuar. Vitin e kaluar zbarkimet u ulën me 60%, vitet e fundit pothuajse janë zhdukur, por për sa na përket neve qendrat janë gati për të qenë operacionale”, theksoi Meloni.

Duke folur për vendimin e Gjykatës së Kasacionit, Meloni argumentoi se gjyqtari nuk mund të mos zbatojë sistematikisht ndalimin e emigrantëve që vijnë nga ato vende, por mund të motivojë çështje specifike.

”Kjo është diçka krejtësisht e ndryshme nga ajo që bëjnë magjistratët e gjykatës së Romës, që nuk duhet hyjnë në çështjet individuale”, tha Meloni.

Artikuj të lidhur

Back to top button