Në një intervistë në “Euronews Albania”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, shprehet se në PD mbaroi teatri i vogël dhe tashmë ka vetëm dy grupe, ai i Berishës dhe i Bashës.
Bardhi, sipas Shehit, i dha fund teatrit sikur ishin të pavarur dhe u kuptua që janë me Berishën.
“PD-ja kishte prodhuar tre grupe, Berishës, Bashësh dhe të Bardhit. Tani u sqarua dhe kjo punë, u hap fusha, sepse grupi i Bardhit u kuptua që është me Berishën dhe mbaroi edhe ky teatri i vogël që ne jemi të pavarur, kemi ide të ndryshme.Idetë janë bashkuar, tashmë, dhe brenda PD-së ka vetëm dy grupe, grupi i Berishës dhe grupi i Bashës” – u shpreh Shehi.