Aktualitet/LajmeNdodhi

Mbante 22 kg drogë në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

 

Policia në Korçë ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Big Circles”.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 22 kilogramë lëndë narkotike. Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se sasia e lëndës narkotike është gjetur na banesën e shtetasit Florand Xhabej, 48 vjeç. Efektivët vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë, që mund të jenë përfshirë në veprimtarinë kriminale.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

 

 

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Big Circles”.

Posedonte në banesë lëndë narkotike me qëllim shitjen e saj, vihet në pranga 48-vjeçari.

Sekuestrohet 22 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 automjet dhe 1 celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Big Circles”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-Florand Xhabej, 48 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prodhimit e shitjes së narkotikëve, shërbimet e Policisë organizuan punën me qëllim lokalizimin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Vashtëmi, u gjetën 22 kg lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako. Sasia e lëndës narkotike së bashku me 1 automjet dhe 1 celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button