Aktualitet/LajmeKronikKryesore

Mashtrimi me call center: GJKKO jep masat e sigurisë, lihen në burg 8 të arrestuarit

Pas një ndërprerje një orëshe ku avokatët kërkuan të njihen me aktet, Gjykata e Posaçme dha masat e sigurisë për 8 të arrestuarit që mashtronin qytetarët italianë dhe të vendeve të BE-së përmes call centerave. Gjykata vendosi arrest me burg për 8 të arrestuarit, ku dy prej tyre u lanë me masën e sigurisë burg me afat 20 ditë.

Të arrestuarit janë
Remir Gjoligaj,
Endri Gjata,
David Qerimi,
Elis Merkaj,
Rentjan Peposhi,
Odeas Kuqi

Ndërkohë mësohen edhe emrat e dy personave të tjerë që u ndaluan në flagrancë dhe do verifikohen kushtet gjithashtu, shtetasit Klaudio Kaçupi dhe Hysen Xhepexhiu.

Në kërkim mbeten organizatorët e aktivitetit kriminal vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj

Artikuj të lidhur

Back to top button