Sociale

Marrëveshja për emigrantët/ Media italiane: George Soros qëndron pas sulmeve

Media italiane “Il Giornale” ka publikuar sot një shkrim për marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në shkrim citohet një burim i afërt pranë kryeministrit Edi Rama, i cili ka dhënë detaje në lidhje me marrëveshjen, kush qëndron pas sulmeve dhe financimit për transportin e emigrantëve me anije.

Burimi nënvizon për median italiane se manjati hungarez, George Soros qëndron pas sulmeve ndaj marrëveshjes.

Pra sipas burimit shumë pranë Ramës, për shkrimet dhe investigimet e mediave italiane për marrëveshjen, ku nuk kanë munguar kritikat dhe akuzat, është George Soros. Ky i fundit ka dalë kundër marrëveshjes.

Ndërkohë, burimi nënvizon për median italiane se “ata që financojnë trafikun e qenieve njerëzore nuk e duan atë”.

“George Soros qëndron pas sugjerimeve për Il Fatto Quotidian, Repubblica, il Domani dhe Report, jo më pak ai për kontratën 13.5 milionëshe për marrjen me qira të një anijeje (private) për transportin e 200 emigrantëve në të njëjtën kohë nga Italia në Shqipëri”, mësohet të jetë shprehur burimi.

Ndërkohë, personi i afërt me qeverinë shprehet se “marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, prish planet e atyre që mbështesin ofensivën migratore kundër Perëndimit”.

“Në rikonstruksionet ka shumë gjëra që nuk kanë lidhje me projektin, me kombinime që shërbejnë vetëm për të vënë në vështirësi kryeministren tuaj dhe Ramën. Për shembull, balta mbi djalin e ministrit Adolfo Urso, i cili është lobist në Shqipëri, por që, nuk ka lidhje me marrëveshjen”, mësohet se të ketë thënë burimi./CNA

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button