Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Makina me mbi 200 km në orë/ Shoferi refuzoi t’i ndalonte patrullës, “Benz”-i me klandestinë ‘fluturoi’ nga rruga drejt Vjosës rreth 300 m

8 të vdekur! Ky ishte bilanci tragjik nga aksidenti i rëndë mëngjesin e sotëm në aksin Këlcyrë-Përmet. Gazetarja Brikena Metaj në një raportim live për News24 nga vendi i ngjarjes, tregoi të gjithë dinamikën se si ndodhi aksidenti.

Duke iu referuar burimeve policore, Metaj tha se patrulla e policisë pikasi mjetin e dyshimtë afër Këlcyrës rreth orën 02:00, por drejtuesi i ‘Benz’-it refuzoi që të ndalonte për kontroll. Pas ndjekjes nga policia, duket se automjeti ka humbur gjurmët, ndërsa pas shumë kontrolleve u verifikua se ‘Benz’-i kishte përfunduar në shtratin e lumit Vjosë.

Sakaq, raportohet se mjeti ka qenë me shpejtësi tejet të lartë, me mbi 200 km/orë, duke bërë që drejtuesi i mjetit të humbiste kontrollin dhe të ‘fluturonte’ rreth 300 metër në vijë ajrore nga rruga drejt lumit. Shpejtësia e lartë e mjetit konfirmohet edhe nga fakti se para momentit fatal ‘Benz’-i që drejtohej nga një person nga Shkodra, por ende i paidentifikuar, nuk është përplasur fare me bordurën metalike të rrugës, por ka përfunduar në shtratin e lumit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button