Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Dhërmi. Mësohet se dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një ka rënë në greminë. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërkohë mësohet se shoferi i betonierës që është në greminë është lënduar në këmbë. Ai është hedhur nga mjeti teksa ishte në lëvizje, për të shmangur …
Read More »Tag Archives: aksident
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, ka të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën e Kombit, ku tre automjete mësohet se janë përplasur në aksin Milot- Kukës, pranë urës në fshatin Skuraj. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një person është plagosur rëndë. I aksidentuari është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Read More »Aksident në aksin Lezhë-Laç, disa të plagosur, një në gjendje kritike
Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Në këtë aksident janë përplasur dy automjete dhe ka disa persona të plagosur. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një prej tyre në gjendje kritike për jetën. Policia dhe ambulanca po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.
Read More »Përplasen 3 makina në superstradën Lezhë-Laç/ Plagoset një grua dhe një fëmijë
Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Lacc, në afërsi të fshatit Rrilë. Mësohet se janë përplasur 3 automjete dhe sipas burimeve janë plagosur një grua dhe një fëmijë. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Read More »FOTO/ Tjetër aksident, “Audi” përmbyset në autostradën Tiranë-Durrës
Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradës Tiranë-Durrës. Një automjet tip “Audi A8 L” është kthyer përmbys në autostradën, ndërsa mësohet se për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.
Read More »Video/ Policia ndjek si në filma shoferin që aksidentoi çiftin dhe fëmijën e tyre. 39-vjeçari shkelës sistematik i rregullave të qarkullimit
Policia ka publikuar pamjet e ndjekjes së 39-vjeçarit Ajas Sulejmani, i cili mesditën e sotme aksidentoi çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën e tyre. Ngjarja ndodhi në rrugën e Kavajës, kur drejtuesi i mjetit “G-Class” hyri me semafor të kuq në vijat e bardha duke përplasur tre personat. Sulejmani u arrestua në një spital privat disa orë pas arratisjes nga vendi …
Read More »“Ishin nisur për të parë alpet”/ Turistët polakë humbën jetën tragjikisht, ja çfarë gjeti policia në vendin e aksidentit
Waldemar Makowska 45 vjeç dhe Marta Makowska 42 vjeçe, ishin dy turistët polakë që humbën jetën ditën e sotme pas një aksidenti të rëndë në aksin rrugor Shkodër-Tiranë. Pasi kishin vizituar disa qytetet të Shqipërisë, çifti bashkëshortor po udhëtonin me motorin e tyre drejt Shkodrës me destinacion alpet e veriut por pësuan një aksident të rëndë në kufirin që ndan …
Read More »Jooo! Çfarë po ndodh? Përplaset një tjetër autobus në Tiranë
Një tjetër aksident me autobus ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Tre aksidente në 6 ditë, një rekord sa i përket autobusëve të Tiranës, drejtuesit e të cilëve duket se u ka rënë dielli në kokë ende pa nisur vapa. Pas aksidentit të 29-prillit ku autobusi i Unazës “Green linee” i cili përfundoi në Lanë duke marrë para dhe …
Read More »Aksident në Tiranë, autobusi plot me njerëz përfundon në Lanë
Një autobus i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur me një makinë, për pasojë kanë rënë në lumin e Lanës. Bashkë me autobusin në Lanë ka rënë edhe një makinë. Burimet bëjnë me dije se autobusi ka qenë plot me njerëz. Aksidenti ka ndodhur në orën 20:10 tek kinema Agimi. Raportohet se nuk ka dëme në njerëz.
Read More »Aksident tragjik në Tiranë, humbin jetën dy persona (EMRAT)
Dy persona kanë ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e “21 dhjetorit”, në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me kete aksident tragjik. Bëhet me dije se Emirjan Dako 30 vjeç, i cili drejtonte mjetin tip “Citroen”, ka qenë i dehur dhe ka kaluar me semafor të …
Read More »